Hapësire reklamuese

Aktualitet

SHKARKOHET drejtori i Policisë së Durrësit, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Alfred Çepe

Shkarkohet drejtori i Policisë së Durrësit, Alfred Çepe. Mësohet se në vend të tij është emëruar Lorenc Shehu.

Më herët ky i fundit mbante postin e shefit të RENEA. Prezantimi i Shehut do të bëhet ditën e sotme.

Ndërkaq, në ditë në vijim priten shkarkime të tjera drejtuesish në komisariate.

Po ashtu këto lëvizje në policinë e Durrësit vinë në një kohë kur u sekuestruan 137 kg kokainë në bashkëpunim me autoritete greke dhe DEA-n amerikane.

Ndonëse operacioni i koduar "Kuito" ishte mjaft i mirëmenduar, ku në Greqi u bë edhe zëvendësimi me oriz i lëndës narkotike, duket se diçka nuk shkoi mirë në Shqipëri.

Burime jo zyrtare kanë bërë me dije se operacioni mund të ketë dekonspiruar, pasi një nga personat i dyshuar si porositësi, Gentian Malindi arriti të arratisej.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.