Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Shkarkohet drejtori i policisë së Beratit, ja kush e zëvendëson

Lajme të ngjashëm

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Beratit, Edmond Tarkaj.

Bëhet me dije se Tarkaj është zëvendësuar nga Kastriot Skënderi, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Policisë së Tiranës.

Ky është ndryshimi i parë në rang drejtorësh në Policinë e Shtetit që kur detyrën e ka marrë Muhamet Rrumbullaku.

Kujtojmë që shkarkimi nga detyra i Terkajt, vjen pasi rreth dy javë më parë në Drenovicë të Beratit janë zbuluar sera me kanabis.  Serat ishin të ndara në 4 pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. Në kontrollin e realizuar nga policia është arritur të kapet një sasi prej 870 kg kanabis.

AMP nisi hetim pasi dyshohet se disa policië kishin dijeni për serat me kanabis dhe dhe nuk e kanë raportuar aktivitetin kriminal.

Serat me kanabis në Berat, 57 efektivë dhe drejtues të Policisë nën hetim, kishin dijeni për kultivimin dhe e fshehën

 


Më shumë