Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
1kmh
0 %
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
36 °
E premte, 1 Korrik, 2022
spot_img

Shkarkohet drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave Elvis Koçi, ja kush emërohet në vend të tij (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi. Nuk dihet shkaku i shkarkimit të Koçit, ndërsa mësohet se në vend të tij është emëruar Iris Ago.

Kjo e fundit që prej muajit dhjetor 2021 është emëruar në pozicionin e Këshilltares në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtoreshës në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj nga viti 2020 deri në 2021.

albsig

spring

Gjatë periudhës 2017-2020 ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Vendimi për shkarkimin e Koçit dhe emërimin e zëvendësueses së tij është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, shkruan newsbomb.al.

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Elvis Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Iris Ago emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img