Hapësire reklamuese

Politikë

Shkarkohen nesër ministra? Murati: Ja ç’do të ndodhë në Asamblenë e PS

Shkruar nga Newsbomb

Gazetari Erl Murati analizon atë se çfarë do të ndodhë nesër në Asamblenë e Partisë Socialiste.

 

“Nga informacionet paraprake, nesër do të nisë procesi i ndryshimit. Nuk do t’i shkarkojë që tani ministrat, pasi nuk i zëvendëson dot tani. Ata duhet të marrin dekretin e Presidentit dhe duhet të miratohen në Parlament. Parlamenti rinis punën në fund të janarit, pra ndryshime nuk mund të ketë që tani, por nesër mund të kuptojmë se cilat dikastere do të kenë lëvizje”, u shpreh Murati në emisionin “Top Talk” në Tch.

Kur u pyet në lidhje me ministritë më me probleme, Murati tha: “Mendoj se Ministria e Arsimit do të ketë drejtues tjetër. Ministria e Infrastrukturës është përfshirë gjithashtu nga skandalet. Por, ka edhe një ministri për Sipërmarrjen, ku sipërmarrja ka shumë vështirësi”.

Sa i përket ligjit Antishpifje, Erl Murati tha shkurt: “Është draft antikushtetues sepse shpifja në vendin tonë dënohet. Pra, nuk mungon ligji për dënimin e shpifjes. Amendamentet e qeverisë bëjnë që AMA të marrë kontrollin mbi portalet. Një institucion politik mund të mbyllë media, por arbitër nuk janë institucionet që dalin nga Parlamenti, por gjykatat”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.