Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Shkarkimi nga vettingu i prokurorit Besnik Canit, Gjykata e Strasburgut: Vendim i padrejtë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut e ka quajtur të padrejtë shkarkimin nga Vettingu të prokurorit Besnik Cani.

Gjykata e Strasburgut në vendim thotë se janë vërejtur shkelje në shkarkimin e prokurorit të Tiranës, pasi është gjykuar nga një gjyqtar që nuk duhet të ishte pjesë e procesit të gjykimit, duke iu referuar Luan Dacit.

“Ankuesi (Besnik Cani) argumentoi se një nga gjyqtarët e ulur në bankë, shtetasi L.D., kishte qenë i emëruar në kundërshtim me kërkesat statutore të përshtatshmërisë, pasi ai kishte qenë më parë i shkarkuar si gjyqtar i gjykatës së rrethit.

Gjykata vuri në dukje se procedurat e vettingut kishin patur pasoja të rënda për z. Cani pasi ai u shkarkua menjëherë dhe u ndalua përjetë për t’u rikthyer në një post prokurorial ose gjyqësor.

Ajo vlerësoi se forma më e përshtatshme e dëmshpërblimit për shkeljen e të drejtës së kërkuesit do të ishte rihapja e këtyre procedurave dhe rishqyrtimi i çështjes në përputhje me kërkesat e nenit 6/1 të Konventës,” shkruhet ne vendimin e Gjykates.

Luan Daci është pezulluar pasi akuzohet për falsifikim dokumentash, ndërkohë ai ka qenë pjesë e shumë proceseve në KPA për shkarkimin apo konfirmimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Vijon…

 

Më shumë




spot_img








spot_img