Analisti Fatos Lubonja ka komentuar shkarkimin e sotëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Ai u shpreh në një intervistë në “Neës24” se ka kanë qarkulluar zëra se ka patur një përplasje mes tij dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Sipas tij shkarkimi i Nanos nuk ishte transparent. Sa i përket rikthimit të basteve sportive, analisti tha se kjo është një shenjë dështimi, duke shtuar se paratë e pista i duhen qeverisë për vota.
“U përfol se ka patur përplasje mes Nanos dhe ministrit.Mirë do të ishte të kishim transparencë për Naon. Të sulmosh Gledis Nanon, është çështje shumë e thellë politike. Nano në këtë rast është lëvizje fasadë.Krimi i jep shumë para politikës, krimi ka hyrë në çdo organ, ka hyrë si “tumor” në trupin e Shqipërisë.
Bastet sportive kthehen se iu duhen këto para qeverisë, iu duhen për zgjedhje etj. Në vend do të pasurohet një grush njerëzish. Kjo është një shenjë dështimi, këtë e tha më mirë edhe Braçe: Marrëzi pafund, që kuptojmë një papërgjegjshmëri ndaj krimit që lulëzon, ndaj qytetarëve”, u shpreh Lubonja.