Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shkarkimi i Metës/ Sekretari i PS: Cënoi Kushtetutën! Daci: Shkeljet e Presidentit janë të lehta, mund të mos merret vendim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari Organizativ i PS-së Arben Pëllumbi dhe juristi Jordan Daci komentuan mbrëmjen e sotme nismën e 50 deputetëve socialistë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në fjalën e tij Pëllumbi theksoi se presidenti veç të tjerash ka shkelur heshtjen zgjedhore dhe cënoi Kushtetutën.

“Presidenti që kur ka hyrë në zyrën e tij ka mbajtur një qëndrim, që ka kaluar në disa procese. PS thjesht po hedh në tryezë atë që të gjithë kemi parë. Presidenti ka një kornizë kushtetuese, sipas së cilës duhet të veprojë. Kreu i shtetit ka nisur të dalë nga pozitat e tij kushtetuese, duke mbajtur qëndrime që cenojnë rëndë Kushtetutën e vendit dhe janë objekt për shkarkimin e tij. Meta shkeli edhe heshtjen zgjedhore”, u shpreh Arben Pëllumbi në News 24.

Sipas juristit Jordan Daci shkeljet e Metës janë të lehta dhe se Kushtetuesja mund të mos marrë vendim për çështjen në fjalë.

“Unë mendoj se që kur Meta u zgjodh president, marrëdhëniet mes Presidencës dhe qeverisë nuk do ishin ato që duhet të ishin mirë. Që kur Meta u bë president ishte test, se kur do na çonte, askush nuk do e dinte. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që presidenti të mohonte një ministër, por s’mund të dekretojë çdo ministër. Ka shumë arsye pse presidenti kthen dekrete, por të pakufishme nuk mund të jenë. Në akuzat e presidentit ndaj SHBA, unë mendoj se ose presidenti ose ambasadorja duhet të qëndrojë, të dy nuk bën. Shkeljet e presidentit për mua janë të lehta dhe jo të rënda. Përpjekja për ta lidhur me ngjarje të caktuara me ato që thotë presidenti, është fanta-shkencë. Kushtetuesja mund të mos marrë vendim, tha Jordan Daci në News 24.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img