Mesditën e sotme do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.
Mësohet se gjatë mbledhjes do të bëhet verifikimi i procedurës së ndjekur nga kreu i shtetit për zhdekretimin e 30 qershorit.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 12 dhe në rendin e ditës janë dy pika: Miratimi i procesverbalit të datës 15 korrik 2019 dhe miratimi i planit hetimor të komisionit.
Komisioni i posaçëm Hetimor, do të funksionojë për 3 muaj, ndërsa drejtohet nga kryetari Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë. Këta të fundit do të hetojnë presidentin Ilir Meta, lidhur me vendimin e këtij të fundit, i cili anulloi zgjedhjet e 30 qershorit.
Ndërkohë Komisioni i Venecias do të sjellë në Tiranë një delegacion faktmbledhës për të kuptuar dhe më pas përgatitur opinionin për Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me shkarkimin e Presidentit Meta.