Hapësire reklamuese

Politikë

Shkarkimi i Metës, Komisioni i Posaçëm MIRATON planin hetimor, ja DEPUTETI i vetëm që votoi KUNDËR

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni i Posaçëm Hetimor ka miratuar planin përfundimtar hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Plani u miratua me 7 vota pro dhe 1 kundër. Kështu nga ky moment deklarohet i hapur hetimi për Presidentin Meta.

Ndërkohë, i vetmi që votoi kundër ishte deputeti Adriatik Alimadhi.

Nënkryetari i Komisionit Hetimor, Alban Zeneli kërkoi shtyrjen e nisjes së punimeve të këtij Komisioni deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

"Të shtyhet komisioni deri në ngritjen e Gjukatës së Lartë. Pa ngritjen e Gjykatës Kushtetuese të mos përparojmë", u shpreh Zeneli.

Mirëpo kërkesa e tij u kundështua nga Vasilika Hysi.

Ngritja e Komisionit Hetimor është ekskluzivitet i Kuvendit, as i ekzekutivit dhe as i gjykatave. E rëndësishme është që raporti duhet të respektojë afatet dhe më pas Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë pasi t'ia përcjellë Kuvendi", tha ajo.

LEXO EDHE: NIS MBLEDHJA E KOMISIONIT PËR SHKARKIMIN E METËS, MANJA PREZANTON PLANIN E HETIMIT

LEXO EDHE: MBLEDHJA KOMISIONIT HETIMOR PËR SHKARKIMIN, META: PROPAGANDA ANTI-PRESIDENT NUK NDIHMON SUNDIMIN E LIGJIT

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu