Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkarkimi i Metës, ja çfarë do të ndodhë të hënën në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njofton me anë të një deklarate për mediat se ka vendosur që në seancën plenare datë 8 korrik 2019, ora 17:00 do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e presidentit të vendit, Ilir Meta.

‘Bazuar në Urdhrin e Kryetarit të Kuvendit  nr. 24, datë 4.7.2019 Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare datë 8 korrik 2019, ora 17:00 me këtë rend dite: Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta’, thuhet në njoftimin për mediat.

Kujtojmë që seanca plenare  e Kuvendit të hënën nis vetëm tre orë para protestës së opozitës, e cila ka thirrur në orën 20:00 qytetarët për të protestuar kundër diktaturës, në mbrojtje të lirisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.