Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese cakton datën për seancën ndaj presidentit

Shkruar nga Newsbomb
Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese cakton datën për

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën për të shqyrtuar çështjen për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Bëhet me dije se seanca për Metën do të mbahet më 18 janar të 2022 në orën 10:00.

Gjykata Kushtetuese pritet që të thërrasë presidentin për të treguar faktet dhe provat e tij. Të dyja palët mund të paraqesin faktet, të cilat më pas do të shyrtohen.

Kujtojmë që në qershor Kuvendi me 104 vota nga 140 votoi pro shkarkimit të Presidentit, thuajse një vit para përfundimit të mandatit të tij, në korrik 2022. Vetëm 7 deputetë votuan kundër dhe 3 abstenuan.

Nisma për shkarkimin e Presidentit Meta u ndërmor nga maxhoranca socialiste dhe u fokusua në qëndrimet e tij para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare 2021, të zhvilluara më 25 prill të këtij viti.

Një komision hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit hetoi për tri javë rrjesht lidhur me deklaratat e tij publike gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare 2021.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll