Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Shkarkimi i Metës/ Gjata komenton Komisionin Hetimor: Rama do të largojë vëmendjen, të shpegojë kush janë anëtarët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka reaguar pas mbledhjes së dytë të Komisionit të Posaçëm Hetimor i cili kërkon shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

albsig

Nëpërmjet një konference për shtyp përfaqësuesi ligjor i PD, Çlirim Gjata u shpreh se kryeministri Edi Rama kërkon të largojë vëmendjen nga skandalet me këtë komision.

“Ky zullum i ri i Ramës nuk është thjeshtë për presidentin, por për të tërhequr vëmendjen dhe për të mbuluar skandalet dhe e dyta që kërkon Rama nëpërmjet këtij komisioni të nënshtrojë dhe të frikësojë çdo individi që punon në administratë”, tha Gjata.

Më tej ai u shpreh se problemi qendron se kush janë anëtarët e këtij Komisini, që sipas tij janë pjesë e dosjes 184, duke iu referuar kryetarit Ulsi Manja.

“Skandali qendron tek vetë përbërja e komisionit. Përpara se të ndodhe kjo Rama duhet tu shpjegojë shqiptarëve se kush do e hetojë presidentin. Do ta hetojë Ilir Ndranxhi, që ishte në listën e Avdylajve. Kush është kryetari, Ulsi Manja i dosjes 184. Zoti e ruajtë nga ato që kanë dalë nga përgjimet e Bild, mjafton lidhja e tij me bandat e Dibrës të organizuar në krim për të blerë vota. Do të vendosë Jurgis Cyerbja , përfaqësues politik i bandës së Shullazit, Rrahman Rraja, Luan Harusha, apo Damian Gjiknuri që do të pastronte 30 milion eurot”, tha Gjata.   

“Nuk mund të jetë hetues sot Ulsi Manja, por i hetuar nga Prokuroria, ai duhet të ishte në burg. Edi Rama e ka të qartë se komisionet janë një sajesë propagande. Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje. Deri më sot dekretin e Presidentit nuk e ka shfuqizuar askush”, përfundoi ai.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img