Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Shkarkimi i Metës, Elisa Spiropali: Na turpëroi ndërkombëtarisht! Ka fyer inteligjencën e shqiptarëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja Elisa Spiropali ka renditur disa prej shkeljeve që sipas saj ka kryer presidenti Ilir Meta dhe për të cilat duhe të shkarkohet.

Ndër të tjera, gjatë fjalës së saj në Kuvend, Spiropali tha se me fyerjet ndaj ambasadore së SHBA-së, Ilir Meta ka turpëruar shqiptarët ndërkombëtarisht.

Ajo u shpreh se Meta ka sulmuar në vazhdimësi diplomatët e vendeve mike dhe partnere si dhe ka shkelur në mënyrë të përsëritur Kushtetutën.

Pjesë nga deklarata e Spiropalit:

Po të ishte fjala për lapsuse, askush nuk do ia vinte re. Rasti i presidentit nuk është rast i zakontë, është problem i rëndë, problem me pasoja, që smund të ndreqet me kritika dhe autokritika, por me ligj. Faktet, sjelljet e tij të vrazhda, gabimet e tij me pasoja na i ka dhënë vetë presidenti. Klithmat, britmat, e tij nuk kanë të ndaluar. Presidenti u ka fyer dhe nënvlerësuar shqiptarëve inteligjencën natyrale. Ai është frymëzuesi i daljes në sheshe të militantëve, shpërthimin e konflikteve dhe deri te humbja e jetës.

Mesazhet denigruese ndaj diplomatëve si njerëz të shitur apo të blerë, duke na turpëruar ndërkombëtarisht brenda dhe jashtë. Deliri i tij ka arritur deri aty sa të detyrojë ambasadoren ti këkojë vetëpërmbajtje dhe vetëkontroll. Presidenti ka dhunuar parimin e asnjëanësisë në mënyrë të përsëritur. Ky fakt e bëri misionin vëzhguesh të OSBE të bënte për herë të parë konstatim për presidentin.

Në mënyrë të përsëritur ai ka thënë se përfaqësuesit e SHBA kanë ndërmarrë veprime armike ndaj tij. Është dhe një turp e lëndim mbi normat kanonike mbi besën për mikun. Ka akuzuar diplomatë të vende mike dhe partnere si të korruptuar. Presidenti ka përdorur dhe u ka sugjeruar re.

Më shumë

spot_img
spot_img