Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

SHKARKIMI I METËS/ Debat në Komisionin e Ligjeve, Braho- Gjonit: Dekreti i Presidentit nuk është llastik për të mbathura… (REPLIKAT E FORTA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

daeaa9868f56d615dce5b4633971c91f

Debat në Komisionin e Ligjeve ku është diskutuar kërkesa e 55 deputetëve të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Meta.

 

Në mbledhje është diskutuar dekreti i Metës për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ndërsa socialisti Spartak Braho është treguar i pakursyer në të shprehur, kur ka ardhur puna te gjykimi i këtij vendimi.

“Dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura që mund të hapet sa herë dhe sa të duash”, është shprehur Braho duke iu drejtuar deputetit të ri, Ralf Gjoni i cili nga ana tjetër ka kërkuar vetëpërmbajtje nga socialisti.

Braho: Më vjen shumë mirë që një koleg i joni, zoti Fino që ndonëse është ekonomis në profesion paraqiti me kopetencë të lartë arsyet se dekreti i presidentit është i pabazuar në ligj e kushtetutë. Ndërkohë kolegë të tjerë nuk e kanë kuptuar akoma arsyen pse kanë ardhur këtu sot.

I dashur Ralfi dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura që mund të hapet sa herë dhe sa të duash. Është shtyllë, dhe neni 92 pika 2 thotë presidenti republikës dekreton zgjedhjet. Nuk ka më cdekret, as njoftim as vendim pasi veprimi i presideitt apo cdekretimi që ka paraqitur nuk parashikohet fare në kushtetutë.

Naturisht ju jeni i bindur për këtë punë. Por mos u merr me juristët, e keqja vjen nga ata që nuk dëgjojnë juristët

Së dyti, unë do të thosha që ne sot nuk jemi mbledhur për të shkarkuar presidentin, kuptoje dhe këtë. Ne po fillojmë një procedurë, kjo procedurë që do konkretizohet me ngritjen e një grupi hetimor do të konstatojë nëse është shkelje e rëndë apo nuk është shkelje e rëndë. Dhe pas asaj do të vendoset. E kupton këtë që them unë apo jo?

Ralf Gjoni: E kuptoj, e kuptoj më mirë se ty zoti Braho.

Braho: kështu që le ti japim mundësi parlamentit që të fillojë një procedurë ta hetojë situatën. Ishalla presidenti nuk ka shkelur rëndë që të shkarkohet. Por për mendimin tim shkelja eshtë e rëndë. Unë po bëj një thirrje që ti të jesh anëtar i komisionit dhe të shohësh me sytë e tu që presidenti e ka shkelur rëndë kushtetutën. Në përfundim unë bashkohem me konkluzionin që paraqiti dhe relatoi edhe zoti Fino dhe zotëronjtë relatorë, ne ti hapim rrugë komisonit hetimor.

Gjoni: Po rri ore rehat, e kuptoj unë më mirë se ty. O zoti kryetar a ka mundësi këto ofendimet në komision. Të kontrollohen anëtarët e komisionit si flasin? Nuk jemi këtu në komunizëm. Zoti Braho, mbaroi komunizmi, me të njëjtën mendësi të juristëve, në ’90 ju kaluat 7501. I morët të drejtën e pronësisë cdo qytetari shqiptar. Mos mu drejto mua. Nëse ke problem me presidentin, adresoju presidentit. Dhe fjalët kurseji. Zoti kryetar, u përdor një fjalë fyese këtu. Ti zoti Braho nuk je prokuror.

Më shumë

spot_img