Hapësire reklamuese

Politikë

Shkarkimi i Metës, Balla nga Kuvendi: Ka përdhunuar insitucionin, duam një President mbi palët për çuarjen e Shqipërisë në BE

Shkruar nga Newsbomb
Shkarkimi i Metës, Balla nga Kuvendi: Ka përdhunuar insitucionin, duam

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në Kuvend ka folur për zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se “humbësit” duhet të pranojnë rezulatatin.

Balla në Kuvend ka folur edhe në lidhje me shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta duke thënë se ai ka shkelur Kushtetutën si para dhe pas zgjedhjeve.

Ai u shpreh se janë listuar dhe argumentuar të gjitha shkeljet që çojnë në shkeljen e kushtetutës. Ndër të tjera Balla tha se Shqipërisë i duhet një President mbi palët për çuarjen e Shqipërisë në BE

“Shqipëria fitoi me 25 prill dhe kjo falë qytetarëve të cilët në mënyrë masive morën  pjesë në zgjedhjet e 25 prilllit. I dhanë mandatet atyre që garuan dhe që thirrja ime sot ndaj të gjithë pjesmarrëseve është që secili të lexoj me përgjegjësi votën e shqiptarëve.

Unë dua të nënvizojë atë që departimenti i SHBA tha ata duan të vazhdojnë partneritetin me Ramën dhe me maxhorancën, vlerësohet fushata e opozitës dhe që ajo që është detyre se rezultatet janë legjitime. Është detyra jonë të lëmë pas debatet dhe të punojmë të gjithë në funksion të një objektive të përbashkët. Të mos harrojmë që muajt dhe javët në vijim janë shumë të rëndësishme dhe lidhen me sukesesin për antarsimin në BE. Dhe që unë jam i bindur që i kemi të gjitha për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare. Të fillojmë hapjen e kapitujve që të ne të përmbyllim marrëveshjen e anëtarësimit, sepse duhet të jemi të ndershëm, para syve dhe veshëve të shqiptarëve.

Nuk tregon ndeshmëri që në 25 prill të dalësh dhe të shpallësh fitoren në orën 22:00 të datës 25 prill Basha edhe Kryamdhi doli e shpalli fitoren. Kur procesi mbaroj u kthyen tek havazi humbsi nuk pranon rezultatin. Shërbimi më i madh është ta lexojmë me kujdes vullnetin e tyre dhe natyrshëm ne duhet të fillojmë një punë më intensive për një reformë më të thellë zgjedhore që këto zgjedhje duhet të jenë të fundit që u administruan nga komsioner politik dhe numërues politik.

Mos harrojmë që 5 qershori ishte një kusht që PD dhe LSI patën dhe ne bëmë gjithcka plotësuam çdo tekë të tyre, edhe pse LSI shkoi për “skrap”.

Dua tju them që rezultati i zgjedhjeve është ai që është në kuti dhe doli nga ajo kuti. Edhe ne do ta lexojmë me vëmendje.

Dua tju them kolegë që unë vlerësoj se është në dinjitetin i cili përmbyll mandatin në 9 shtator po edhe dy muaj, unë tju them që në respekt besoj se ne respektoj një vullnet masiv të qyetarëve. Edhe tek demokratët që janë ndier të fyer që në krye nuk ka qënë president. Një person që e ka përdhunuar insitucion në mënyrën më të keqe. Ne dua sikurse e kemi thënë që ne duam që të kemi një President mbi palët. Që të punoj cdo ditë me të gjitha forcat politike. Ne nuk duam një president që ditë të jetë president dhe natën një shatab elektorar i një poltike. Në 2021 Shqipëria meriton një hetim të plotë të sjelles së Presidenti përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore,” tha Balla ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu