Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
51 %
5.7kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
37 °
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shkarkimi i Metës, Balla nga Cërriku: Duhet të heshtim para Komisionit, interesi më i madh është rruga drejt BE, ftuam dhe opozitën për kontribut në këtë proces

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla foli për kërkesën për bashkëpunim me opozitën, si edhe për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Nga Cërriku Balla u shpreh se tashmë është koha që palët të punojnë së bashku për të ardhmen e vendit drejt rrugës europiane.

“Ne fituesit kemi detyrimin që jo vetëm të shtrijmë dorën e bashkëpunimit, por edhe të përfshijmë edhe ata që janë humbësit  pra opozita e këtij vendi, për të punuar sëbashku për interesat e mëdha të vendit. Të punojmë sëbashku në dobi të interesave të mëdha të vendit. Interesi më i madh është rruga drejt Bashkimit Europian. Ky proces është vështirësisht i arritshëm nëse ne nuk bëjmë bashkë të gjitha kontributet.Tashmë jemi në stacionin e parafundit të procesit të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Fillimi i bisedimeve për anëtarësim është stacioni i parafundit, stacioni i fundit është momenti i anëtarësimit.Dhe ftesa për të bashkëpunuar me opozitën është ftesë e sinqertë dhe bazohet në interesat madhore të vendit dhe që kontribiti i cdo faktori vendimarrës, është një kontribut  që  duhet të bëhet pjesë e këtij procesi”,  u shpreh Balla.

I pyetur nëse PS do t’i shkojë deri në fund shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, Balla tha se kjo vendimarrje i përket Komisionit Hetimor Parlamentar.

“Kjo çështje ka hyrë në hullinë institucionale, prej momentit që Kuvendi ka vendosur ngritjen e një Komisioni hetimor parlamentar që po kryen detyrën e tij, unë mendoj që të gjithë në duhet të heshtim dhe duhet të jetë Komisioni ai që më fund të mandatit të tij të sugjerojë vendimarrjen e vet. Nëse Komisioni do të konkludojë se shkeljet janë të rënda dhe hyjnë në parfashikomet e Kushtetutës për shkarkimin e Metës do të shkarkohet.Nëse do të ketë konkluzion tjetër, kjo është vendimarrje sovrane Komisionit Hetimor Parlamentar. Ne duhet të respekojmë në çdo rast Kushtetutën.Por gjithcka do të shkojë sipas parashikimeve të Kushtetutës. Në fund do të ketë një votim për raportin dhe nëse do të rekomandohet shkarkimi, do të ketë edhe një votim për shkarkimin e presidentit”, tha Balla nga Cërriku.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img