Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Shkarkimi i Luljeta Çobanajt, revoltohen shqiptarët e Italisë: Peticion për ta mbështetur, e gjitha sajim i turpshëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

ba5c45d2eaaa983a4f96cba670b65c13

Konsullja shqiptare në Milano Luljeta Çobanaj, është shkarkuar nga detyra pas puntatës së transmetuar në “Stop” që denoncoi sesi konsullata shqiptare në Milano kryente martesa civile kundrejt rryshfetit dhe pa dokumentacionin e nevojshëm. Por nga ana tjetër, komuniteti shqiptar në itali ka shpërthyer në revoltë dhe këmbëngul se e gjitha është një sajim i turpshëm. Shqiptarët kanë përgatitur edhe një peticion që ka marrë furishëm dhjetra firma. Në peticionin dërguar Nishanit, Metës, Ramës, Bushatit, trupit diplomatik të Milanos dhe ambasadorit Amerikan Lu jepen një sërë argumentash për çfarë ka ndodhur.

“Ne shqiptarët e veriut të Italisë, të mire integruar në jetën e këtij vendi, që mbajmë vazhdimisht të forta lidhjet me Atdheun tonë të dashur i ndjekim me vëmendje aktualitetet në Shqipëri, jemi shumë të shqetësuar për ngjarjen që ndodhi dite më parë lidhur me Konsullen e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Milano”, shkruajnë shqiptarët e Italisë.

“U bënë tashmë 5 ditë nga transmetimi në emisionin “Stop” të kanalit televiziv “Klan” të një video lidhur me një “sekser” anonim, që filmohej ndërsa merrte nga intervistuesja një shumë prej 1000 eurosh kundrejt lëshimit të një “nulla osta” për martesë të një qytetareje shqiptare. “Sekseri” anonim përmend disa herë fjaline, që Konsullja është grua e quhet Luljeta.

Nuk na habit fakti i daljes së një video të tillë sepse:

Së pari, në epokën e lirisë së shtypit dhe të medias, në të gjitha format e saj, të vërteta apo të rreme, në një kohë që luftrat politike dhe personale lundrojnë dhe në rrjetet dixhitale, këto fenomene konsiderohen fatkeqesisht “normale”.

Së dyti, është e qartë si rrezja e diellit se filmimi është vetëm sajim i turpshem që ka për qëllim denigrimin e figures së Zonjes Luljeta Çobanaj. Ajo që na tronditi e na indinjon pa masë është akti i Ministrisë së Jashtme për pushimin arbitrar të Konsulles së Përgjithme Luljeta Çobanaj e njohur për një shërbim e devotshmëri nga të gjithe ne. Ky lajm shkaktoi reagimin zinxhir të sensit qytetar që karakterizon emigracionin tonë, i bashkuar në rrjetet sociale e më shumë”, thuhet më tej. 

“Secili nga ne identifikohet në figurën e konsulles sonë të nderuar me moton “Unë jam Luli! – Io sono Luli!” me një adezion të paprecedent. Natyrshem cdonjeri nga ne bën pyetjen:

– kush janë personat që “shihen” në video?

– u verifikua vërtetësia e videos?

– përkthimet e gabuara gjatë transmetimit janë thjesht lapsus, vijnë nga mosnjohja e gjuhës italiane, apo janë të qëllimshme?” pyesin shqiptarët në Itali.

“Pushimi arbitrar i Konsulles tonë të nderuar në Milano është një shuplakë për gjithë komunitetin shqiptar dhe një minus i madh për imazhin e Shqipërisë në sytë e politikes milanese, ku zonja Cobanaj është shumë e konsideruar dhe e respektuar. Si është e mundur që mjafton që dikush të hedhë hijen e dyshimit të të qënit të korruptuar, pa asnjë fakt konkret, mbi një titullar apo ministër dhe ky i fundit të shkarkohet nga detyra pa ju dhënë mundësia të japë as shpjegimin më të vogël? Apo mos vallë është legjitim dyshimi ynë që pas kësaj lëvizje të ndërtuar në tavolinë “kundër korrupsionit” qëndron një lëvizje e nëndheshme që godet ndershmërinë dhe pakorruptueshmërinë, në këtë rast konkret të zonjës Çobanaj Natyrisht ne kemi besim tek ndershmëria, koherenza e integriteti i organeve qeverisëse të Shqipërisë tonë e shpresojme fort e kërkojmë akoma më fort që ky incident i të riparohet në kohë rekord.

Komuniteti shqiptar është nga komunitetet më të vjetra të emigranteve në Itali, vitet e fundit ka arritur të jetë ndër komunitetet më të konsideruara, me angazhime në fushën ekonomike, politike e sociale të vendit”, shkruajnë mandej shqiptarët.

“Zonja Luljeta Çobanaj paraqet për ne të gjithë, përfaqësuesen e devotshme që është gjendur më pranë se cdo figurë tjeter diplomatike që kemi pasur deri tani në Konsullatën tonë në Milano. Luljeta, me integritetin e saj ka qenë dhe është grua e nderuar që bashkë me bashkëshortin e saj, denjesisht ja ka kushtuar jetën shqiptarëve, duke i ndihmuar në çdo aspekt, duke qenë në krah të njerëzve të sëmurë, fëmijëve, punëtorëve e vajzave në nevojë. Ka ditur të përfshijë në plotësimin e detyrave të saj bashkëkombësit për të na përfaqësuar sa më denjësisht në këtë vend ku derdhim djersën e kemi ndërtuar jetën tonë. Ka punuar gjithmonë me ndërgjegje që Konsullata të bëhej dhe një qendër e kulturës shqiptare. Priti çdo qytetar, pa dallim, me mirësjellje qytetare e buzëqeshje, pa i parë kurrë xhepin njeriu. Këtë mund ta deklarojmë të gjithë ne që kemi pasur privilegjin ta njohim si përfaqësuese të vendit tonë, si miq dhe si nevojtarë.

Luljeta, vajzë e emigracionit, shqiptarja e nderuar, gjendet në këtë moment nën presionin e një shteti të cilit i shërbeu me dinjtet dhe korrektësi. Dhe ne ndjehemi jetimë dhe të dhunuar nga forca të errëta që përpiqen të sjellin deri në zemrën e Evropës hijen e frikshme të korrupsionit dhe dhunës mafioze.

Ka ardhur koha që konsujt e shteteve me praninë më të lartë të emigrantëvë shqiptarë (Itali, Greqi, Gjermani, Angli…) të votohen dhe të zgjidhen nga vetë komunitetet e tyre dhe jo të emërohen nga Partitë. Ka ardhur koha që emigrantët të mos jenë vetëm burim të ardhurash për vendin e tyre por edhe zotët e fatit të tyre.

Duke përfunduar kërkojmë me këmbëngulje, të gjithë së bashku, të bindur në pastërtinë e Luljeta Çobanaj të reabilitoni figurën e saj të nderuar dhe të nxirrni përpara ligjit ata që thurën rrjetën helmuese te merimangës së zezë.

Për më tepër ju bëjmë me dije se emigrantët do të luftojnë me forcë çdo lloj forme manipulimi, shantazhi, makutërie apo diletantizmi që do të mundohet të “importohet” në mënyrë të dhunshme në qendër të Evropës e më tej.

Ky është vetëm fillimi i një vazhde sigurisht të gjatë pozicionimi të komunitetit tonë në emigracion në pritje të një përgjigjeje dhe reflektimi nga ana juaj,

Me respekt

Komuniteti shqiptar i Milanos – Itali 06 mars 2016”

PETICIONI: https://www.change.org/p/qeveria-shqiptare-stop-manipulimit-te-mbeshtesim-konsullen-e-milanos-te-shkarkuar-padrejtesisht-une-jam-luli

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img