Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shkarkimi i Dvoranit, reagon analisti pas rrëzimit të kërkesës së Metës: Skandaloze, KLGJ po sillet si institucion politik

Shkruar nga Newsbomb
Shkarkimi i Dvoranit, reagon analisti pas rrëzimit të
Ilir Meta dhe Ardian Dvorani

Analisti Neritan Sejamini ka reaguar lidhur me vendimin e KLGJ për të hedhur poshtë kërkesën e presidentit Ilir Meta për të shkarkuar nga detyra kreun e KED Ardian Dvorani pasi këtij të fundit i  ka mbaruar mandati.

Sejamini ka reaguar përmes një shënimi në “facebook” duke e quajtur skandal faktin që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë më shumë kohë Dvoranit pasi ka kërkuar opinion nga ndërkombëtarët lidhur me këtë çështje.

“KLGJ, në mënyrë skandaloze në vend t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim do t’u drejtohet partnerëve ndërkombëtarë dmth disa punonjësve private të EURALIUS-it që janë shërbetorë të bindur të qeverisë.

KLGJ po sillet jo si institucion drejtësie, por si institucion politik. Modeli Arta Marku bis për të mbajtur Dvoranin”, shkroi Sejamini.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll