Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Shkarkimi i drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare, reagon ministrja e Kulturës: E pamjaftueshme për ta njohur dikë deri në fund

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar për shkarkimin e drejtorëshës së Bilbiotekës Kombëtare, Persida Asllani.

Në një postim në mediat sociale, Margariti falenderon Asllanin për punën e saj 5-vjeçare në krye të këtij institucioni, ndërsa shprehet se do të kishte dashur ta kishte pranë në këtë mision.  

“Do të kisha dashur të të kisha pranë në këtë mision, jo të pamundur, por jam e bindur që bashkëpunimi ynë do të vazhdojë më tej, me projekte të reja”, shprehet ajo mes të tjerash.

Ndërkohë në fund Margariti i uron Asllanit suksese në rrugën akademike që sipas saj ka zgjedhur.

Reagimi i plotë:

Në shumicën e herëve koha është e pamjaftueshme për të kuptuar dhe njohur dikë deri në fund. Gjashtë muaj ishin shumë pak për të realizuar projektet e nisura, por boll të mjaftueshme për të kuptuar dashamirësinë dhe vullnetin për të bërë punë të mira. Sot, do të kisha dashur të falenderoja pa fund miken dhe mbështetësen time në këto 6 muaj të punës në Ministria e Kulturës, Persida Asllani.

Faleminderit për punën e palodhur dhe përkushtimin e treguar në krye të Boblioteka Kombëtare e Shqipërisë të një institucioni me vështirësi reale. Faleminderit, që bashkë me stafin e BK, ia dolët të menaxhonit situata ekstreme; që së bashku e sollët Bibliotekën Kombëtare dhe librin më afër me lexuesin dhe studiuesit; që bëtë për vete edhe moshat e vogla, duke i njohur me horizontet që të hap të lexuarit; që zgjeruat bibliotekën digjitale me më shumë vepra të rralla, duke mos i lënë ata në “shenjtërinë” e tyre, por i bëtë tē prekshëm; që risollët mes nesh emra të mëdhenj të letrave, përmes konferencash e ekspozitash. Faleminderit Persida, për këmbënguljen për të ngritur një bibliotekë të re Kombëtare. Do të kisha dashur të të kisha pranë në këtë mision, jo të pamundur, por jam e bindur që bashkëpunimi ynë do të vazhdojë më tej, me projekte të reja. Suksese në rrugën e zgjedhur, atë akademike!

Më shumë




spot_img








spot_img