Tirana
scattered clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.1kmh
40 %
Mër
7 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Shkarkimi i Ardi Veliut, “shpërthen” ish-ministri : “E gremisi” Rama se ka kryer punë me të, sot ai duhet të jepte llogari, jo dorëheqje me gabime ortografike

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komentoi mbrëmjen e sotme shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. 

Manjani u u shpreh gjatë një interviste në “Syri Tv” se Veliu do të mbahet mend për politizimin e uniformave blu, dhunimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe për korrupsionin me tenderat në Policinë e Shtetit. 

Sipas Manjanit ai u largua me urdhër të kryeministrit Edi Rama, të cilit nuk i hyn më në punë një drejtor, tashmë i shkarkuar.

“Ardi Veliut i ishte prerë mandata, çështja ishte si dhe kur. I ka rënë shkurt, boll tani më, le të vijë tjetri, ndërkohë që është kujtuar për t’i dhënë një shans për të dalë nga loja në mënyrë honorifike. Thjesht është kujtuar që t’i japë një shans të dytë. Çështja e dorëheqjes në këto zyra, mjedise dhe nivele është një muhabet kot, sepse ai që jep dorëheqjen i është prerë mandata, është i shkarkuar. Nuk ka fare rëndësi, je i ikur, kanë kryer punë me ty. Largimi, shkarkimi, dorëheqja, quaje si të doni, te Kanuni i Zhurisë ka një fjalë shumë më të bukur, shumë më shqip, nuk përdoret fjala shkarkim apo lirim, por gremisje, gremisu, ik, je i marrë fund, ke rënë në greminë. Fjalimi i sotëm ka futur fjalët shkarkim dhe lirim. 

Ardi Veliu ka mëkate shumë të mëdha në kurriz, policia nën drejtimin e tij ishte policia më politike në 30 vitet e fundit, ka shkelur si asnjë polici tjetër liritë dhe të drejtat e njeriut, në mënyrë absurde u vu nën urdhrat politikë. Në pandemi zbatonte urdhrat nga Facebook dhe jo nga ligjet e shtetit. Nëse do të kishte shtet ligjor, Ardi Veliu do të jepte llogari sot, jo duke shkruar dorëheqje me gabime ortografike, me letra pa kokë pa gjë. Dhe sigurisht që Veliu është drejtori që ka dhunuar masivisht politikisht ndaj oponencës ndaj atyre që protestuan ndaj qeverisë, plus përgjimet me mafien e deri te tenderi i fundit i uniformave, Ardi Veliu nuk është pa përgjegjësi”, u shpreh Manjani.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img