Administrata shtetërore po preket çdo ditë nga shkarkimet e punonjësve të saj. Ministrat teknik po kallëzojnë çdo ditë që nga drejtues të institucioneve që kanë në varësi, deri tek punonjësit e thjeshtë që nuk kanë post drejtues.
Motivacioni kryesor i shkarkimeve është pjesëmarrja në fushatë dhe përkrahja e subjekteve politike.
Kjo situatë është paraqitur me anë të një karikature nga Bujar Kapexhiu, duke i quajtur “masa paraprake” shkarkimet e punonjësve që kanë simpati kryesisht për Lëvizjen Socialiste për Integrim.
“Furtuna” ka prekur më së shumti punonjësit e LSI-së, por drejtuesit e kësaj force kanë garantuar që të gjithë të shkarkuarit do të kthehen në punë pas 25 qershorit.