Hapësire reklamuese

Politikë

Shkarkimet masive: Komandohen drejtuesit e rinj në burgje (Emrat)

Shkruar nga Newsbomb

Tetë drejtorë burgjesh u shkarkuan një ditë më parë nga ministrja e drejtësisë, dhe do të çohen për ndjekje penale.

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko, ka komanduar në krye të këtyre institucioneve drejtorët e rinj të cilët do të qëndrojnë në këto poste deri në emërimin e drejtorëve që do të përzgjidhem me anë të konkursit.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha dje se të gjithë drejtorët e shkarkuar do të kallëzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërkohë që dy ish-drejtues burgu rezultojnë me precedentë penalë.

Një nga shkeljet e evidentuara për ish-drejtuesit e burgjeve, ishte futja e celularëve, njeëelement ky që tregonte se nuk ishin respektuar parametrat e sigurisë në burgje.

Drejtorët e komanduar:

Drejtori i Burgut Peqin: Arjan Hasanaj

Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Syrja Malasi

Drejtori i Burgut Lushnje: Zoj Rrushaj

Drejtori i Burgut Berat: Ermal Mile

Drejtori i Burgut Tepelenë: Etem Llapi

Drejtori i Burgut Vlorë: Aleksandër Rreza

Drejtore e Burgut të Grave: Jetmira Sula

Drejtori i Burgut Fushë Krujë: Agron Hysi

Drejtori i Burgut Drenovë: Petrit Kocia

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese