Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shkallët e lyera në gjak, zbardhet vrasja e biznesmenit në Tepelenë: Njëri e thirri te shtëpia, tjetri e qëlloi me pistoletë kur zbriti

Shkruar nga Newsbomb
Shkallët e lyera në gjak, zbardhet vrasja e biznesmenit në

Është zbardhur dinamika e vrasjes së biznesmenit 52-vjeçar, Çajup Selimi nga Tepelena. Ai kishte mbaruar punën dhe po shkonte në shtëpi, ndërsa një person e thirri që të zbriste poshtë.

Kur zbriti tek shkallët e pallatit ai u qëllua me pistoletë nga një person i dytë, për të cilin thuhet se është “ngujuar” në një pallat afër lasgjes. Policia po bën çmos për kapjen e tij.

Selimi u transportua në spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga plumbat. Nuk dihen ende arsyet e vrasjes së biznesmenit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Çajupi nuk ishte person me rekorde kriminale apo njeri problematik, ishte thjeshte një pronar biznesi të vogël, por që shpeshherë denonconte problematike dhe kishte pakënaqësi nga konkurenca e pandershme.

Lexo edhe: Ky është Çajup Selimi që u vra te shkallët e pallatit, pronar biznesi që denonconte konkurencën e pandershme, dyshohet se e vrau…

Në vitin 2018 Selimi u përlesh me dy persona, të cilët e goditën e atë me mjete të forta. Asokohe familjarët e tij do të deklaronin se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera. Për ngjarjen në vitin 2018 u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena.

Një nga pistat paraprake ku dyshohet është pikërisht kjo, mosmarrëveshjet dhe zënkat për shkak të konkurencës, por pritet që autoritetet të zbardhin gjithçka.

52-vjeçari pasi u qëllua me armë u dërgua në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia vijon aksionin për kapjen e autorit.

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll