Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Shkalla e dytë e vettingut lë në fuqi shkarkimin e Spartak Çoçolit, ish-prokurori i Gjirokastrës i përfshirë në “veprimtari të paligjshme”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, njoftoi mbrëmjen e të enjtes më 7 korrik vendimin për lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të ish-prokurorit të Gjirokastrës, Spartak Çoçoli.

Spartak Çoçoli u shkarkua më 16 korrik 2020 nga KPK, pasi u kishte mbijetuar për vite me radhë informacioneve për veprime të kundraligjshme, një procedimi disiplinor dhe një kallëzimi penal që ngrinte dyshime për përfshirjen e tij në korrupsion.

Shkarkimi nga KPK ishte i pritshëm, pasi paralelisht me procesin e vetingut, Çoçoli po gjykohej për “korrupsion pasiv” në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që e dënoi më 9 shtator 2020 me dy vjet burgim, por që u konvertua me 4 vjet shërbim prove.

Në njoftimin e KPA-së sqarohet se pasi trupi gjykues i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj, shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimin e Çoçolit kundër vendimit të Komisionit, vendosi në mënyrë unanime ta rrëzojë atë duke lënë në fuqi shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi.

Vendimi i arsyetuar i KPK-së tregon se agjencitë ligjzbatuese kishin pasur informacione prej vitit 2007 për përfshirjen e Çoçolit në veprimtari të kundraligjshme – por ato nuk ishin adresuar përpara nisjes së procedimit penal ndaj tij në vitin 2019.

Gjithashtu, një procedim disiplinor i Prokurorisë së Përgjithshme ishte mbyllur me “Vërejtje” në vitin 2012, ndërsa një kallëzim penal për marrje ryshfeti ishte pushuar në vitin 2015. /Birn

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img