Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Shkaktoi luftë mes dy princave shqiptarë ku mbetën të vrarë 150 persona, kush është Jerina Dushmani

Shkruar nga Newsbomb

Ajo quhet si princesha e ëndrrave që shkaktoi luftë midis princave më të fuqishëm shqiptarë.

Jerina Dushmani ishte princeshë shqiptare, e bija e Lekë Dushmanit.

Bukuria e saj shkaktoi konfliktin në mes princave më të fuqishëm shqiptarë Lekë Dukagjini dhe Lekë Zaharia.

Ajo preferoi Zaharinë, por kjo zgjedhje nuk u pranua nga princi Lekë Dukagjini. Dy princat u përfshinë në një luftim me njëri tjetrin për të fituar Jerinën.

Fatkeqësisht Lekë Dukagjini e vrau Zaharinë. Në dyluftimin midis dy princave shqiptarë mbetën të vrarë 150 vetë dhe shumë të plagosur.

Pas vdekjes së princit Zaharia, Jerina nuk pranoi të martohet me Dukagjinin. Ajo jetoi e mbyllur si murgeshë në ishullin e Sardenjës në Itali duke dhënë amanetin e fundit që eshtrat e saj të sillen pranë varrit të dashurisë së saj të përjetshme, princit Lekë Zaharia.

princ.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.