Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Shkaktoi “furtunë” si kryebashkiaku më i pasur në Shqipëri, reagon Gjonaj: Hajdeni shikoni nëse më është shtuar ndonjë cent (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj shkaktoi “furtunë” në rrjetet sociale pas të dhënave që u publikuan lidhur me pasurinë e tij.

Gjonaj rezultonte si kryebashkiaku më i pasur në Shqipëri me pasuri 5.5 milion euro por vjen menjëherë reagimi nga ana e kryetarit. Gjonaj shprehet i hapur, madje fton gjithkënd të shikojë nëse pasurisë së tij i është shtuar ndonjë cent veç pagës si kryetar bashkie.

“Pasuria ime është ajo që ishte para se unë të isha kryetar I bashkisë Pukë me voten tuaj”, shkruan kryetari.

REAGIMI I PLOTË I GJON GJONAJT:

Të nderuar bashkqytetar të bashkisë Pukë!

Nisur nga zhurma mediatike lidhur me pasurin time, më lejoni t’ju garantoj se pasuria ime është ajo që ishte para se unë të isha kryetar I bashkisë Pukë me voten tuaj, gjë e cila pohohet edhe nga vetë ata të cilët trumpetojnë kapitalet e mija.

Unë ju ftoj të gjithve të shikoni  mbi pasurin time nëse ajo është shtuar  një cent veç pages si kryetar I bashkisë që nga koha që mbaj këtë pozicion, e kjo është lehtësisht e verifikueshme.

Ju kam garantuar se do të zeri I besimit tuaj dhe ashtu si deri tani do të shkoj deri në fundin e besimit që keni treguar ju për mua.

Pukjanët më mirë se kush do, e din fort mirë se a paguhet më  për një vend pune, e nëse po, inkurajoi  të flasin ata të cilet  mund të ken paguar qoft dhe një kafe për të hyr në punë. A ka paguar dikush për të marr një dokument a shërbim? A ka paguar kush apo ka lene kush përqindje për fitime tendersha? Nëse kjo do të ishte e vërtet, a do mund unë dhe stafi im ti kthenim nga e para punimet pa cilësi, sic ka ndodhur në shumë raste ne këto dy vite e gjysëm.

Kamë ardhur me besimin tuaj dhe këtë besim nuk do e shpërdoroj, pasi qëllimi im është ti shërbejme vendlindjes tonë që është harruar, neperkembur e shfrytëzuar nga ata që ju I keni besuar.

Ju ftoj të mos heshtni sa her mund të gaboj, Puka është shtëpia jonë e përbashkët të cilën nuk duhet ta drejtoi I vetëm, por duhet ta menaxhojmë të gjithë si anëtar të një familje.

Ju garantoj se asnjë herë dhe për asnjë cast nuk do ju vë në siklet dhe nuk do dëmtoj imazhin e bashkisë apo dhe të Pukës mbar, për asgjë, e aq më tepër për pasurit e mija të cilat janë kryesisht  prona e objekte që I kam bler nga puna në biznes prej vitit 1992.

Nese une do të pasurohem në korrizin e besimit tuaj, nëse unë do të punsoja familjar të mi të afërt apo të largët dhe do të krijoja favore për rrethin e ngushtë apo të gjër familjar e miqësor, ju garantoj se nuk ishim me këtë bilanc investimesh që jemi sot. 

Nesë unë  do isha kryetari Juaj I bashkisë për të përfituar, pse familja ime e ngushtë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikes do të kontribuonte për Puken para dhe pas zgjedhjes time në krye të bashkisë. Misioni im është ndryshe nga ai ai  ai për tu pasuruar, është  për të kontribuar.

Zoti na ndihmoft në udhen tonë për Puken e endërruar!             

Zoti bekoft Puken dhe pukjanët kudo ata ndodhen !

Gjon Gjonaj

Kryetar I Bashkisë Pukë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img