Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shkaktoi aksidentin ku vdiqën dy 20-vjeçarë në Shkodër, polici arrestohet nga kolegët e tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një kolegun e tyre, shtetasin V.N., 53 vjeç pasi ishte një nga personat e përfshirë në aksidentin tragjik sot në vendin e quajtur “Omaraj”.

Nga vëzhgimet e kamerave të sigurisë, u pa se efektivi i cili po drejtonte mjetin e tij tip “Audi” të jetë bërë shkaktar i aksidentit.

Bashkë me të është arrestuar edhe një 19-vjeçar, drejtues i mjetit tip Mercedes Benz, në të cilin ndodheshin 2 djemtë që humbën jetën, Erglis Delaj 20 vjeç dhe Sergjo Kukaj 21 vjeç.

Njoftimi i policisë

Shkodër – Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër – Lezhë arrestoi në flagrancë 1 punonjës policie dhe 1 shtetas tjetër, pasi ndërsa drejtonin automjetet e tyre, janë përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik, ku ndërruan jetë 2 shtetas.

Në vendin e quajtur “Omaraj”, Njësia Administrative Gruemirë në Malësinë e Madhe janë përfshirë në aksident, një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin V. N., dhe një mjet tip “Mercedes Benz“ me drejtues shtetasin M.B., me të cilin udhëtonin si pasagjerë shtetasit S.K., 21 vjeç, dhe shtetasi E.D., 20 vjeç.

Automjetet e përfshira në aksident po udhëtonin me drejtimin Koplik – Shkodër. Drejtuesi i automjetit “Mercedez” pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me kolonën e një muri rrethues. Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi S.K., ndërsa shtetasi E.D. ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal.

I dëmtuar nga ky aksident ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit “Audi“, i cili ndodhet i shtruar në repartin e kirurgjisë për shkak të dëmtimeve të marra.

Grupi hetimor ka siguruar pamjet filmike nga momenti i aksidentit dhe pas hetimeve në vendngjarje kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•  M.B., 19 vjeç;

•  V.N., 53 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Lexo edhe: DALIN FOTOT e dy 20-vjeçarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Shkodër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img