Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Arlind Lagjin, ish-drejtori i Doganës së Fierit.
Tre ditë më parë, në gjendje të dehur ai shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën Transballkanike në Vlorë, duke lënë të plagosur dy persona të moshës 66 dhe 63 vjeç.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg teksa gjyqtarja e kësaj çështjeje Dorina Stroka e ka pranuar këtë kërkesë.
Lagji është i njohur për publikun pasi disa muaj më parë ai u denoncua nga një qytetar në Fier se e kishte kërcënuar, dhunuar fizikisht dhe shantazhuar.