Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

Shitja e prodhimeve vendase, belgët po konsumojnë më shumë patate të skuqura

spot_img

Lajme të ngjashëm

6b75c8bf2da8b698f0b4da6d080a4f1e

Belgjika është e njohur për prodhimin e patates, por fermerët tani po bëjnë thirrje që të shtohet konsumimi i tyre.

Pandemia COVID-19 ka sjellë edhe zvogëlimin e eksportit të patates nëpër botë, duke grumbulluar në depot e Belgjikës rreth 750.000 tonë patate.

Romain Cools i sindikatës së kultivuesve të patateve Belgapom e paraqiti atë si një çështje mbijetese, pasi një sektor i madh i eksportit frikësohet të dëmtohet në krizën e koronavirusit, raporton BBC.

“Le të hamë patate të skuqura dy herë në javë, në vend që të hamë një herë”, tha Cools.

Që nga mesi i marsit restorantet në Belgjikë dhe shumë tregje të tjera për kultivuesit e patates janë mbyllur, por edhe anullimi i shumë festivaleve të pranverës ka shtuar problemet e tyre.

Megjithatë Belgapom ka vendosur që çdo javë të dërgojë 25 ton patate në javë në bankat ushqimore në Flanders.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img