Një 57 vjeçar nga qyteti i Durrësit është shpallur në kërkim nga policia nën akuzën e mashtrimit.
Sipas njoftimit, i shpalluri në kërkim me inicialet D.T, kishte mashtruar F.M, 64 vjeç banues në Shijak, duke i rishitur një dyqan, ambientet e të cilit ia kishte shitur më herët dikujt tjetër.
Sakaq materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprimet e mëtejshme hetimore.