Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Shiti apartament me dokumente false dhe iku në Amerikë, burri nga Tirana arrestohet sapo zbret në Rinas (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Vasil Prifti, 55 vjeç, është arrestuar nga Policia e Tiranës sapo ka zbritur në Aeroportin e Rinasit. Gjykata e kryeqytetit e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për shkak se ka shitur një apartament me dokumente false.

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Vasil Prifti, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në SHBA. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda. Shtetasi Vasil Prifti, nëpërmjet mashtrimit, ka shitur një apartament banimi, duke përdorur një certifikatë të falsifikuar”, njofton Policia.

Më shumë