Është finalizuar shitja e Tirana Bank në Shqipëri, degë e bankës greke Piraeus Bank.
Për 57.3 milion euro, 98.83% të aksioneve të Tirana Bank i janë shitur Grupit Balfin dhe bankës maqedonase Komercijalna Banka, raporton Newsbomb.al.
Sipas njoftimit të Bankës Piraeus, Unicredit veproi si këshilltar ekskluziv financiar i Bankës Piraeus në transaksion. Norton Rose veproi si avokat ligjor ndërkombëtar dhe firma ligjore Boga & Associates si këshilltar ligjor lokal për transaksionin.
Transaksioni është subjekt i procedurave të miratimit rutinë, që përfshijnë miratimet rregullatore nga autoritetet kompetente të Komisionit Europian, Greqisë dhe Shqipërisë dhe Fondit të Stabilitetit Financiar.