Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shitësi ambulant i rrushit në Durrës, sot doktor Jurisprudence në Udine (HISTORIA E DJALIT NGA LIBRAZHDI)

Shkruar nga Newsbomb

Nga ambulant në plazhet shqiptare të Durrësit, në doktor në jurisprudencë në Universitetin e Udines. Eshtë historia e Erion Muratit, djaloshit të vitlindjes 1994 që po realizon endrrën e tij dhe ka marrë edhe vëmendjen e medias italiane.

Erioni është në Itali prej katër vitesh dhe është laureuar një vit para kohe. Në Shqipëri, Erioni shpesh thërritej “djali i rrushit” sepse për të ndihmuar familjen gjatë viteve të gjimnazit, kalonte verën duke shitur ilegalisht fruta në qytetin afër Adriatikut.

“Çdo ditë mbaja mbi supe 23-26 kile rrush në qese të vogla plastike. Akoma ndjej lodhje” tregon ai. Ambiciet personale shkonin përtej aktivitetit të plazhit dhe kishte synim italinë.

“Mundësitë në Shqipëri ishin të limituara duke pasur parasysh ëndrrat e mia. Por nëse sot jam ai që duhet të jem, është edhe falë eksperiencës së punës.

La vendlindjen dhe prindërit dhe pranoi sfidën, me besimin se mund të formohej duke vazhduar universitetin apo të gjente ndonjë punë çfarëdo. Dhe në 2013 shkoi në Itali me motrën për t'i dhënë asaj dhe vetes një mundësi.

Ardiss, agjencia rajonale për të drejtat e studentëve i akordoi një bursë për të frekuentuar Universitetin. “I jam mirënjohës italisë për këtë mundësi pa të cilën nuk mund të merrja titullin. Në Itali nuk vijnë vetëm emigrant me objektivin për të vjedhin apo të shfrytëzojnë mundësitë tuaja ekonomike. Ka shumë persona si unë që rriten me ambicien për të realoizuar ëndrrat e tyre” thotë Erioni.

Dhe tashmë, që tani, Erioni do të praktikojë dijet e tij pikërisht në Udine.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu