Deputeti i PS Adnor Shameti shprehet se nga audio-përgjimet që janë publikuar në media në lidhje me shit-blerjen e votave në Durrës, nuk sheh asgjë komprometuese për Vangjush Dakon.
I ftuar në ‘RepolitiX’, Shameti tha se komunikimi i Dakos me një anga anëtarët e grupit të Avdylajve është më se korrekt për një kryebashkiak.
‘E shikoj si seria e saj, ‘u mbars mali dhe polli një mi’, e cila ka nisur prej dy vitesh. Nuk shikoj asgjë të re. Ka zero mundësi që të ndikojë për shtyrjen e zgjedhjeve. Një dekret i tillë është nul, pasi ne jemi në proces i cili është duke u përmbyllur’, u shpreh Adnor Shameti.