Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shiste radio si të Policisë në internet, 28 vjeçarja nga Tirana e pëson keq (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një 28 vjeçare nga Tirana është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Tiranës, pasi shiste në internet radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, të dyshuara të kontrabanduara, shkruan neësbomb.al.

15 radiot e dërguar me postë janë sekuestruar gjatë kontrollit në një makinë shërbimesh postare, ndërsa materialet për të renë nga Tirana i janë dërguar Prokurorisë. 28 vjeçarja akuzohet për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Receiver". Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases:

- M. Gj., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet për shërbime postare, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një pako, brenda së cilës kishte 15 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, të dyshuara të kontrabanduara.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo pako ishte dërguar nga shtetasja M. Gj., e cila i reklamonte dhe i shiste këto radio, që dyshohet se janë futur kontrabandë, në një faqe online, dhe dërgesat i bënte nga shërbime postare, veprimtari të cilën nuk e kishte regjistruar pranë organeve kompetente. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 15 radiot.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll