Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shiste pilula me heroinë dhe ekstazi në lokalet e Bllokut, të rinjve ju jepte me shiringë, EMRI: Arrestohet “spaçatorja” 24 vjeçare në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Shiste pilula me heroinë dhe ekstazi në lokalet e Bllokut, të

Një 24 vjeçare është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi merrej me shpërndarjen e drogërave të forta në lokale të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në Bllok, në zonën e Porcelanit dhe te Pazari i Ri.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë zhvilloi dhe finalizoi me sukses operacionin e koduar “Kimistja 2”, si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetases:

– Dea Zejno, 24 vjeçe, banuese në Tiranë.

Efektivët dispononin informacion se kjo shtetase iu shiste drogë sintetike të llojeve të ndryshme në qytetin e Tiranës, kryesisht në lokalet me muzikë në zonën e Porcelanit, Pazarit të Ri dhe Bllokut, personave të ndryshëm, kundrejt çmimeve që varionin nga 1.000 lekë të rinj deri në 10.000 lekë të rinj për një dozë (kokërr).

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, 24-vjeçares iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar heroinë, ekstazi, metadon dhe një aparat celular. Gjithashtu, kësaj shtetaseje i është sekuestruar edhe një lloj droge në formë të lëngët, të cilën e shpërndante me shiringë, që zakonisht përdoret nga moshat e reja duke e tretur në pije.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu