Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shiste në rrugët e Tiranës orat luksoze me çmim okazion, arrestohet i riu (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Shiste në rrugët e Tiranës orat luksoze me çmim okazion,

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi shiste në rrugë ora dhe sende të tjera të markave të shtrenjta. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se  Xhuliano Lytos banues po në kryeqytet, u arrestua në rrugën "Reshit Çollaku" afër bulevardit "Gjergj Fishta"

Ky shtetas shiste në rrugët e kryeqytetit me çmime okazion ora dhe sende të tjera të markave shumë të shtrenjta. Gjatë arrestimit atij iu gjetën dhe sekuestruan 25 ora dhe dy stilolapsa të markave të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Okazion”.

Shiste në rrugë, me çmime fiktive, ora dhe sende të tjera të markave të shtrenjta, arrestohet 30-vjeçari.

Sekuestrohen 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Si rezultat i patrullimeve në terren dhe kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kryerjes së aktiviteteve tregtare, në kundërshtim me ligjet, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë për hetimin e këtyre krimeve, në DPPSh, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Okazion”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë në rrugën “Reshit Çollaku”, Tiranë, dhe u vu në pranga shtetasi Xh. L., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 30-vjeçarit, 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme, të shtrenjta. Sendet, të dyshuara të kontrabanduara, shiteshin nga ky shtetas, me çmime fiktive dhe pa fatura.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori dhe për përcaktimin e përgjëgjësisë penale të punonjësve të Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë, që mbulojnë zonën ku shiste shtetasi Xh. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese