Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Shiste kokainë për të shlyer borxhin, dënohet me 3 vite burg shqiptari në Angli

spot_img

Lajme të ngjashëm

f262971c5198dc6301bc484c9b79229a

29-vjeçari shqiptar Artur Dauti është dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e Stoke-on-Trent për trafik kokaine. Verifikimi i telefonatave zbuloi se Dauti trafikonte drogë për të shlyer një borxh të madh që kishte në Shqipëri .

Dauti u ndalua në dhjetor të vitit të kaluar, ku gjatë kontrollit të makinës së tij Peugeot iu gjetën 13 qese të vogla me kokainë (sasi totale 6 gramë) të fshehura në një paketë cigare.

Ai udhëtonte për 200 km drejt Midlands për të shpërndarë kokainë. Vlera totale e drogës së sekuestruar është 730 €.
Avokati i Artur Dauti deklaroi se klienti i tij trafikonte kokainë nga frika se mund ta pësonte nga personat, të cilëve u kishte borxh në Shqipëri.

“Ai kishte frikë nëse nuk do të paguante, do të përballej me pasoja dhe si rezultat, ai pranoi të merrej me këtë aktivitet. Ai pranon që ai erdhi në Stoke-on-Trent për të trafikuar kokainë dhe nuk ka asnjë justifikim për këtë zgjedhje shumë të dobët dhe vendim të keq’’, shprehet avokati mbrojtës i Dautit.

Pasi të kryejë dënimin me 3 vite burg, Dauti do të deportohet nga Angli drejt atdheut.

Më shumë

spot_img