Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Shiste kokainë në zonat e rëndësishme të Tiranës, arrestohet 38-vjeçari (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se shiste kokainë në disa zona të Tiranës.

Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë L. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative, ka rezultuar se ky shtetas kryente aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta të llojit “Kokainë” në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Laprakës, Zogut të Zi dhe “Don Bosko”.

Shtetasit të lartpërmendur në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 25.4 gramë doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img