Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shiste kanabis në dyqanin me materiale ndërtimi, arrestohet 28-vjeçari nga Kruja

Shkruar nga Newsbomb
Shiste kanabis në dyqanin me materiale ndërtimi, arrestohet

Një 28-vjeçar nga Kruja ka rënë në prangat e policisë, pasia akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi D. D., 28 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në pronësi të këtij shtetasi, me fushë veprimtarie tregtim i materialeve të ndërtimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 kilogram lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formën e çokollatës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike, nëpërmjet automjeteve të transportit publik.

Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohet 1 kilogram lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi me metoda proaktive, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që shiste lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “December”, për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 28 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në pronësi të këtij shtetasi, me fushë veprimtarie tregtim i materialeve të ndërtimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 kilogram lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formën e çokollatës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike, nëpërmjet automjeteve të transportit publik.

Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll