Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia zviceriane në Lugano ku është kapur në flagrancë teksa shiste kokainë dhe heroinë në rrugë.
Pasi e kanë arrestuar, autoritetet zvicerane kanë bërë kontollin të tij si dhe të dhomës ku qëndronte, dhe ka rezultuar se i riu kishte me vete rreth 700 gramë heroinë dhe 100 gramë kokainë të ndara në doza gati për t’u shitur.
Gjithashtu gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte iu gjetën edhe 3160 franga që iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndaj tij rëndon akuza për shkelje të rëndë të ligjit me shpërndarjen e narkotikëve.
Sondazh
Poll