Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Shiste hashash në qese në rrugët e Tiranës, arrestohet 23 vjeçari

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 23 vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Tiranës, pasi shpërndante hashash me doza të vogla në rrugët e kryeqytetit. Të riut i është kapur dhe një qese e madhe me “boçe” kanabisi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Distribute”.

albsig

“Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – K. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në rrugën “Athina”, në Kamzë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. D., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. 

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike cannabis sativa, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës.    Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img