Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shiste disa herë apartamentet, arrestohet babai i ish-zv.ministres së Ekonomisë

Shkruar nga Newsbomb

Sabri Shera, babai i ish-zv.ministres së Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes , Adela Karapici (Shera), ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës në kuadër të operacionit të quajtur “Kontrata false”, raporton Newsbomb.

Shera, i cili është dhe administratori i firmës së ndërtimit “AA Konstruksion”, është arrestuar pas një sërë kallëzimesh nga qytetarë të ndryshëm të cilët e kanë akuzuar pasi i kishte mashtruar duke u shitur të njëjtin apartament disa herë.

Nga hetimet e kryera nga blutë e kryeqytetit ka rezultuar se babai i ish-zv. ministres ka shitur 8 herë të njëjtat apartamente të një pallati të ndërtuar nga firma e cila është nën administrimin e tij.

 “Në cilësinë e administratorit të firmës, shtetasi Sabri Shera ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente. Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, ky shtetas ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme”, njoftoi policia më herët.

Por, kjo nuk është hera e parë që Shera ka rënë në prangat e bluve. Ndonëse ai ka vuajtur dënimin më herët për të njëjtën akuzë, si duket nuk e ka “harruar zakonin e mashtrimit”.

Në vitin 2019 ai është arrestuar pas denoncimeve të bëra nga qytetarët ku e akuzonin Sherën se i kishte mashtruar përmes banesave që ai shiste.

Gjithashtu, në korrik të vitit që lamë pas, 2023, Policia procedoi penalisht Sabri Sherën, pasi në redaksinë e emicionin “Stop” aso kohe denoncuan të tjerë qytetarë si ishin mashtruar nga ai.

Mbi babain e ish-zv ministres nuk kishte vetëm denoncime nga qytetarë të dëmtuar, por edhe nga ish-partnerë të tij në biznes, të cilët thanë asoj kohe për emisionin investigativ se Shera kishte bërë kontrata pa miratimin e kompanisë edhe pasi kontrata e bashkëpunimit ishte revokuar.

Adela Karapici (Shera) në vitin 2016 u emërua si zv. Ministre në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Post të cilin e mbajti deri në vitin 2017. Aktualisht ajo është pedagoge Ekonomie në Universitetin e Tiranës. © Newsbomb.al

Profili i ish-zv ministres, e bija e Sabri Sheres Profili i ish-zv ministres, e bija e Sabri Sheres

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese