Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Shisnin kokainë në lokale, arrestohen 2 persona

Lajme të ngjashëm

Policia e Shkodrës ka arrestuar 2 persona, ndërsa një tjetër po ndiqet në gjendje të lirë , të akuzuar për veprimtarinë kriminale në shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla.  

Blutë bëjnë me dije se nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët në D.V.P Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H. 42 vjeç, banues në Shkodër dhe u ndalua shtetasi A. P. 46 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu ndiqet në gjendje të lirë shtetasja V. P. 43 vjeçe, banuese në Shkodër.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike heroinë, në lokalet e qytetit të Shkodrës.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike heroine, e ndarë në doza, një shumë lekësh dhe dy telefona celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Më shumë