Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shisnin kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Itali, njëri fshehu 7 doza në gojë

Shkruar nga Newsbomb
Droga dhe paratë e sekustruara në Brescia (m) dhe kokaina e sekuestruar në Perugia

Dy shqiptarë janë ndaluar pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet e rendit italian u kapën me lëndë narkotike të llojit kokainë.

I pari u ndalua në Brescia, është një 23-vjeçar, i cili ngjalli dyshime te oficerët e sigurisë, duke parë që ai komunikonte vetëm me gjeste, kur automjeti i tij u ndalua për kontroll nga policia. Edhe pse kishte dokumentacion të rregullut (leje qëndrimi për 90 ditë në Itali dhe pasaportë), efektivët e shoqëruan djaloshin në postën policore. Ai i habiti të gjithë duke nxjerrë nga goja 7 doza të vogla me kokainë. Të riut iu gjetën dhe 550 euro. Ai rrëfeu se shiste kokainë për të paguar qëndrimin dhe pushimet e tij në Itali.

Qëndrimi i tij në Itali mbyllet këtu, duke paguar dhe shpenzimet e gjyqit.

Shtetasi tjetër shqiptar u arrestua në Perugia teksa në automjetin që ai drejonte iu gjetën në sediljen e shoferit 55 gramë kokainë. Policia rrugore e ndaloi për kontroll për shkak të shpejtësië së çuditshme me të cilin po ecte shqiptari. Atij iu sekuestrua automjeti dhe telefoni.

Më pasi, ai është kyçur në burgun e Capannes, në pritje të daljes në gjyq.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll