Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shisnin ilaçe kontrabandë në kohën e Covid, Gjykata vendos masat për 6 farmacistët

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën "arrest me burg" për 6 farmacistët. Të arrestuarit dy ditë më parë, shisnin ilaçe kontrabandë gjatë periudhës së pandemisë së Covid në Shqipëri.

Pas një hetimi 10 mujor të Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës, u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

  1. Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
  2. Florian Marku, 39 vjeç, administrator i një farmacie;
  3. Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
  4. Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;
  5. Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
  6. Bashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Kush janë të arrestuarit?

Bashkim Osmani, 56 vjeç, është administratori i “ELBA SHPK”, një kompani me 43 punonjës dhe që gjeneron më shumë se 5 milion dollarë në vit. Osmani e përdorte depon farmaceutike që ka në pronësi për tregtimin e medikamenteve kontrabandë gjatë peridhës së pandemisë. Gjithashtu ortake në kompaninë “ELBA SHPK” është edhe Elda Tomçini, por kjo e fundit nuk ishte pjesë e të arrestuarve.

Florian Marku është një tjetër person i arrestuar nga policia, i cili ka në zotërim 3 farmaci: “Flori”; “Flori 2”; “Flori 3”, të treja në kryeqytet.

Blerim Bitri, i arrestuar ditën e sotme, është pronar i “Farmaci Bitri” në rrugën nacionale Kamëz – Tiranë, i cili përfitonte nga situata e pandemisë dhe shiste medikamente kontrabandë.

Florian Lili është një tjetër person i arrestuar ditën e sotme për shitje të medikamenteve kontrabandë. Ai mban edhe postin e kryetarit të PD-së në Njësinë 11 në Tiranë, teksa u përfshi në fushatë në zgjedhjet e 25 prillit duke mbështetur deputeten Albana Vokshi.

Florian Lili së bashku me Albana Vokshin, kur mbështeste kandidaten e PD në zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese