Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
20 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Shisnin drogëra të forta, shkatërrohen dy grupe në Tiranë (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka goditur dy grupe të strukturuara, pasi akuzohen se tregtonin drogëra të forta në kryeqytet.

Policia zhvilloi dy operacione të ndryshme, duke vënë në pranga 6 persona.

Në operacionin “Biss” janë arrestuar Genci Huta, Denis Yzo,Gentjan Dikollari dhe Angjelin Prenga. Ata udhëtonin me një mjet tip “Ëolsvagen” kur u arrestuan në flagrancë.

Ndërsa në operacionin tjetër të koduar “Tranter” janë vënë në pranga dy persona, Dritan Toska dhe Vladimir Ademi.

Në të dyja operacionit janë sekuestruar, kokainë, 1100 dollarë, 2 automjete.

NJOFTIMI I POLICISË

intensifikohet puna për evidentimin dhe goditjen e shpërndarësve të drogave të forta.

Gjatë 12 orëve të fundit janë zhvilluar dhe finalizuar 2 operacione policore antidrogë të koduara “BISS” dhe “TRANTER”. Në dy operacionet janë sekuestruar 104.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 1100 dollarë, 52000 lek të reja, 2 automjete, 8 telefona, 1 peshore elektronike dhe 12 fishekë pistolete.

6 persona në praga gjatë dy operacioneve. Në operacionin e parë të koduar “BISS”, janë arrestuar 4 shtetas dhe konkretisht :

– Genci Huta, 46 vjeç, banues në Tiranë. –

Denis Yzo, 37 vjeç, banues në Tiranë.

– Gentjan Dikollari, 30 vjeç banus në Tiranë.

– Anxhelin Prenga, 30 vjeç banues në Tiranë.

Arresitmi i këtyre shtetasve është bëri i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rr.”Kongresi i Manastirit”, në mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Genc Huta dhe pasagjer shtetasit Denis Uzo, Gëzim Dikollari dhe Anxhelin Gega, në pjesën e këmbëve të pasagjerit janë gjetur 50.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Në operacionin e dytë policor të koduar “TRANTER”, kryer nga Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve janë arrestuar 2 shtetas : – Dritan Toska, 38 vjeç, banues në Tiranë. -Vladimir Ademi, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe gjatë daljes nga mjeti tip “Audi” janë gjetur 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Në operacionin e parë policor “BISS”, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 54.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. – Automjeti tip “Volkswagwn”. – 1 peshore elektronike. – 6 telefona celularë.

Në operacionin e dytë policor “TRANTER” të zhvilluara janë sekuestruar në total : – 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. – Automjet tip “Audi”. – 1100 dollarë ( dyshohen të jenë të fallsifikuara) dhe 52000 lekë të reja. – 2 telefona celularë. – 12 fishekë arme zjarri model 54.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”, neni 283/2 i Kodit Penal për shtetasit Genc Huta, Denis Uzo, Gentjan Dikollari dhe Anxhelin Gega, ndërsa për shtetasit Dritan Toska dhe Vladimir Ademi për veprat penale ” Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” “Prodhim dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Fallsifikim i monedhave”, nenet 283/2, 279 dhe 183 të Kodit Penal.

Më shumë

spot_img