Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shisnin drogë pranë shkollave, arrestohen dy të rinjtë në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Shisnin drogë pranë shkollave, arrestohen dy të rinjtë

Luan Shehu, 23 vjeç dhe Stilian Rakipi, 25 vjeç të cilët shisnin drogë janë arrestuar në Portin e Durrësit, pasi janë kapur me drogë gati për shitje.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrolleve, kanë ndaluar në afërsi të portit të Durrësit një automjet me të cilin qarkullonin dy të rinjtë.

Gjatë kontrollit që kanë bërë në automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre dy të rinjve, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis gati për shitje dhe një mjet prerës, thikë.

Luan Shehu, 23 vjeç dhe Stilian Rakipi, 25 vjeç, të dy janë banues në Sarandë, dhe aktivitetin  e ushtronin në ambientet pranë shkollave.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike, rast për të cilin u vunë në pranga shtetasit:

L. Sh., 23 vjeç dhe S. R., 25 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në afërsi të portit të Durrësit, një automjet me të cilin qarkullonin shtetasit S. R. dhe L. Sh. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë).

Dozat e kanabisit dhe mjeti prerës (thikë) u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese