Tirana
broken clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0.5kmh
78 %
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

Shisnin drogë në ishullin e Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, kokainën e fshihinin në ulluqe

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre të rinj shqiptar kanë rënë në prangat e policisë së Greqisë në Mykonos, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë një 25, 27 dhe 32 vjeçar. Të arrestuarit trafikonin kokainë në të gjithë ishullin.

“Të arrestuarit trafikonin kokainë, kanabis dhe metamfetaminë kristal në të gjithë ishullin. Ata shisnin drogë në hotele, qendra argëtimi, madje edhe në plazhe, ndërkohë që kishin drogë për të gjitha llojet e njerëzve. Indikativisht, ata kishin kokainë nga 70 deri në 150 euro për gram, metamfetamin kristal deri në 80 euro për gram, ndërsa deri në 20 euro kanabis të papërpunuar” , njofton policia.

27-vjeçari,ishte drejtuesi i rrjetit, ishte ngarkuar me gjetjen dhe furnizimin e sasive të drogës, por edhe klientëve të rinj, si dhe menaxhimin financiar. Në të njëjtën kohë, 25-vjeçari dhe 32-vjeçari ruanin dhe trafikonin drogën, ndërsa përdornin motoçikleta për t’i shërbyer direkt klientëve. Vihet re, në fakt, se 25-vjeçari punonte si korrier, ndërkohë që transportonte drogën.

Të arrestuarit drogën e fshihin nën gurë, tulla, apo ulluqe. Pas kontrolleve të policisë në shtëpi dhe vende të ndryshme, gjithsej u gjet 15.8 gram kokainë, 7.7 gram kanabis të papërpunuar, 46.1 gram metamfetamin kristal, shuma prej 693 euro, një motor, 4 celularë dhe një mori pako najloni.

Më shumë


spot_img








spot_img