Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shisnin armë për grupet kriminale, arrest në burg Hekuran Troplinit e Emiliano Pashës

Shkruar nga Newsbomb
Shisnin armë për grupet kriminale, arrest në burg Hekuran

Dy të rinjtë Hekuran Troplini dhe Emiliano Pasha, të cilët ranë në pranga pasi u kapën me armë, që ua shisnin grupeve kriminale, janë lënë në burg nga gjykata e Durrësit.

Operacioni i koduar “Hills” erdhi pas një hetimi disa mujor me metoda proaktive nën drejtimin e prokurorisë së rrethit, të iniciuar fillimisht nga blutë e qytetit bregdetar.

Ata akuzohen për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Të dy u arrestuan në flagrancë duke shitur armë zjarri luftarake kallashnikovë. Nga hetimet, dyshohet se të rinjtë, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë shitur gjatë muajve të fundit sasi armatimi dhe municioni luftarak.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që sipas hetuesve shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese